Më 4 shtator 2021, imamët e shtetit të Arizonës në ShBA u mblodhën në Qendrën e Bashkuar Islame të Arizonës (UICA) për të mbajtur një takim, i cili luajti një rol të rëndësishëm në bashkimin e imamëve dhe krijimin e lidhjeve të tyre të forta me njëri-tjetrin. Imamët erdhën nga qytete të ndryshme të Arizonës, përfshirë Kingman, Glendale, Phoenix, Scottsdale, Tempe, Chandler, Mesa dhe Tucson. Takimi pati një rol bazorë, se në të filluan të themelohen vendime të rëndësishme në lidhje me zhvillimin profesional të imamëve, dhe shërbimit ndaj komunitetit të larmishëm mysliman në shtetin e Arizonës.
Takimi u drejtua nga Imam Didmar Faja, të cilin imamët pjesëmarrës e zgjodhën si kryetarë të këshillit. Imamët prezantuan njëri -tjetrin dhe folën për përvojat e tyre unike. Njohja më afër me njeri-tjetrin, i ndihmoi ata të zhvillonin marrëdhënie më solide dhe madje të reja. Imamët gjithashtu parashtruan disa ide thelbësore në lidhje me objektivat dhe përgjegjësitë që grupi do të ketë. Ata vendosën që objektiva dhe përgjegjësi të tjera të zvilloheshin në mbledhjen e ardhshme.
Takimi përfundoi duke i kërkuar secilit Imam të zhvillojë një intervistë të shkurtër rreth reflektimeve të tyre mbi takimin dhe vizionin e tyre për të ardhmen e grupit.
UICA shtroi drekë për imamët dhe vullnetarët e shquar të qendrës, të cilët ndihmuan në përgatitjen e sallës së takimeve dhe sipërmarrjen e detajeve të ndryshme në realizimin e këtij takimi.
https://uislamicca.com/…/07/arizona-imams-gather-at-uica/
Samir El-Kilani
Komiteti i Mediave UICA